Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informacione për rënien e faqes në kohën e numërimit të votave. Kryeprokuroria ka kërkuar informacione për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo”, ka njoftuar zyra e Prokurorit të Shtetit. Ka dyshime të bllokimit me qëllim të faqes zyrtare të KQZ-së dhe manipulimit të të dhënave, pasi mund të ketë qenë rezultati më i ulët për votimin e Vetëvendosjes. Dyshimet bazohen në dyshime të qëndrueshme, pasi u vonua shumë edhe njoftimi për rënien faqes.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim
Analisti politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …