Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka bërë të ditur se Qeveria nuk ka lejuar rekrutimin e tetë mbrojtësve të viktimave për këtë vit. Qeveria është përgjigjur në këtë por nga Zyra për Mbrojtjen e ndihmës të viktimave që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kanë thënë se numri që është tani është i pamjaftueshëm, për shkak të rritjes së rasteve, sidomos të dhunës në familje. Personi i parë që kontaktohet nga Policia në rastet e vrasjeve, dhunës në familje e abuzimeve, është mbrojtësi i viktimave. Në tërë Kosovën, janë vetëm 16 persona që punojnë në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, por që ky numër po shihet si i pamjaftueshëm, për të përballur rastet që pranojnë. Që nga fillimi i punës në vitin 2002 kjo zyre, jemi sfidua me probleme të ndryshme, sidomos me zyre me staf për arsye kemi sidomos kohëve të fundit, kemi raste të cilat janë në rritje e sipër, kemi raste shumë, për shembull regjioni i Prishtinës, diku 960 raste vitin që lëmë pas, dhe kemi vetëm 5 mbrojtës të viktimave, paramendoni se sa raste secilit mbrojtës i ka ra të punojë për të dhenë kontributin që këtkohet, ka deklaruar Burhan Maxhuni.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …