Zyra e Kryetarit të Komunës së Skenderajt ditëve të fundit është vërshuar nga shkresat zyrtare, kërkesat, paditë dhe aktvendimet e instancave gjyqësore dhe agjencionet tjera shtetërore

Komuna e Skenderajt për hirë të informimit të drejtë dhe në funksion të transparencës e mirëbesimit ndaj qytetarëve, njoftojnë opinion publik se Zyra e Kryetarit të Komunës së Skenderajt ditëve të fundit është vërshuar nga shkresat zyrtare, kërkesat, paditë dhe aktvendimet e instancave gjyqësore dhe agjencionet tjera shtetërore. Të gjitha këto shkresa kanë të bëjnë me shkelje ligjore dhe mosrespektim të ligjshmërisë rreth bartjes së pronave publike, moskorrigjimin e vendimeve për të cilat është konstatuar se ka pasur shkelje, si dhe veprime të tjera të dëmshme, nga qeverisja e kaluar, me çka është dëmtuar në radhë të parë interesi i përgjithshëm dhe organizimi i jetës institucionale në Komunën e Skenderajt. Qeverisja e tanishme është angazhuar që të punojë me përkushtim duke vendosur ligjshmërinë dhe të korrigjojë vendimet për të cilat është konstatuar se ka pasur shkelje ligjore!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …