Zyra e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 10:00, do të mbahet seanca plenare e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka vendosur Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët të kryekuvendarit me kryetarë të grupeve parlamentare. Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të bëhet shqyrtimi i parë i 20 projektligjeve. Në rend dite të seancës do të jetë edhe Raporti vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, si dhe ai i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …