Nikoliq

Zyra e Nikoliqit: Kosova nuk do të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë

Zyra e kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka bërë të ditur se Kosova nuk do të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë, ku Kosova figuron si pjesë e saj. “Kosova nuk do të hiqet nga Kushtetuta  dhe shkelja e integritetit të Serbisë nuk vjen në konsiderim”, citohet të ketë deklaruar Stanisllava Pak, këshilltare e kryetarit serb. Kjo kundërpërgjigje pason deklaratën e profesoreshës së drejtësisë në Beograd, Vesna Rakiq-Vodineliq, e cila ka thënë se zgjidhja e deritashme nuk i përgjigjet realitetit dhe se duhet që në preambulën kushtetuese të Serbisë që e përmend Kosovën territor të Serbisë, të qëndrojë zgjidhja e ngjashme me Kushtetutën e ish – Gjermanisë Perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …