Zyra e Prokurorisë Speciale, në Hagë, ka humbur betejën përballë avokatit, Dastid Pallaska, i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i trupit gjykues në rastin e liderëve të UÇK-së, Çarls Smith ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’ia tërhequr vëmendjen Pallaskës, lidhur me deklarimet e tijnë televizionin publik të Kosovës. Paneli i gjyqtarëve në pikën 17 të vendimit, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë kundër avokatit, Dastid Pallaska, duke konstatuar se deklaratat e avokatit në RTK nuk përbënin përpjekje për të mashtruar publikun me vetëdije apo për të ndikuar në vendimet e Panelit, pasi ai nuk ka zbuluar ndonjë informacion konfidencial, dhe konstatojnë se Prokuroria Speciale e Hagës ka dështuar të demonstrojë se vërejtja ndaj avokatit është e nevojshme në rrethanat e rastit, thuhet në njoftimin e trupit gjykues të Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …