Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagë, sot ka bërë të ditur se do të dorëzojë dosjen paraprake për rastin e Pjetër Shalës më 28 janar të vitit 2022. Vendimi është marrë në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara në Hagë. Zyra ka kërkuar shtyrjen e këtij afati deri më 28 janar të vitit të ardhshëm duke pretenduar që çështja është komplekse dhe mund të ketë përplasje afatesh me çështje të tjera. Besojmë që periudha që kemi kërkuar, zgjatja e afati të dorëzimit deri më 28 janar është e nevojshme sepse është një çështje thjesht e burimeve njerëzore dhe kapaciteteve që kemi, burimet që na kërkohen për t’u përgjigjur kërkesave të rregullës janë të konsiderueshme dhe është një ngarkesë punë shume e madhe, ka thënë prokurori. Kërkesën e prokurorisë për shtyrje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake nuk e ka kundërshtuar mbrojtja e Shalës, veçse ka theksuar se kjo është kohë e gjatë dhe procesi duhet të vazhdojë më shpejtë, meqë Shala vazhdon të mbahet në paraburgim.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …