The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale: Jemi në përgatitje e sipër për ecurinë e çështjes së gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ndodhet në përgatitje e sipër për ecurinë e çështjes së gjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  por nuk ka përmendur një datë për fillimin e këtij procesi. Në seancën sotme të radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, u tha se janë nxjerrë thuajse dhjetë pako me materiale shtesë që kanë të bëjnë kryesisht me deklarime të dëshmitarëve. Ndërkaq sa i takon raporteve të ekspertëve, u potencua se numri i tyre është tre por që akoma nuk është përcaktuar ndonjë datë për nisjen e gjyqit. Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, në seancën e sotme në Gjykatën Speciale është shprehur i habitur me zvarritjet që Prokuroria po i bën rastit. Kurse avokati i Kadri Veselit, z. Kaufman, ka pohuar se Prokuroria po i shkel të gjitha rregullat e përcaktuara dhe materialet e dorëzuara pas datës nuk duhet të pranohen, tha Mishetiq.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …