The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka bërë të ditur se ka arrestuar, Ismet Bahtijarin dhe Sabit Januzin

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka konfirmuar  se ka arrestuar, Ismet Bahtijarin dhe Sabit Januzin, në lidhje me sikur thuhet,  “krime kundër administrimit të drejtësisë”. Të dy  janë transferuar në Objektin e Paraburgimit në Hagë dhe do të dalin para Gjykatësit të Procedurës Paraprake. Kjo Zyre pretendon se Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë arrestuar për shkak se janë përpjekur të bindin një dëshmitar që të mos japë dëshmi në Gjykatën e Hagës, thuhet në komunikatën për media.  Ashtu sikur edhe deri tani Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë ka dhënë mbështetje operative dhe logjistike për Prokurorinë në pajtim me mandatin e vet. Edhe Policia e Kosovës dha mbështetje operative. Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve, dhe pengimin e drejtësisë, dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast”, thuhet mes tjerash.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …