The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagë, shkel Kushtetutën e Kosovës duke hetuar edhe Ministrinë e Drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuarme seli në Hagë, është duke bërë hetime lidhur me rolin e Zyrës së Qeverisë së Kosovës, veçmas në Ministrinë e Drejtësisë për mbrojtjen juridike të të akuzuarve potencialë pranë Dhomave të specializuara, si dhe drejtuesin e kësaj zyre, Driton Lajçi, duke paragjykuar pengimin e mundshëm të drejtësisë. Kjo zyre e Prokurorisë së cilët zyrtarët tanë, me eufemizëm i thonë Dhomë e Specializuar,  shpreh paragjykimet  për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.

Filialja e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, e cila quhet Dhomë  Specializuar e Kushtetutës së Kosovës, në Hagë,  është instanca e fundit për interpretimin e Kushtetutës lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me punën e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar. Avokati i Driton Lajçit, z. Cadman, iu ka  drejtuar Dhomës së Specializuar të Kushtetutës së Kosovës, duke u thirrur në nenin e Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë që “individët mund të nisin procedurë, në rast se të drejtat dhe liritë e tyre që ua garanton Kushtetuta, shkelen nga ana e organeve publike, kur të gjitha mjetet juridike janë shterur”. Gjykata Speciale kundër UÇK-së është mbi Kushtetutën dhe të gjitha institucionet e Kosovës, sepse me një status të tillë edhe është miratuar në Kuvendin e Kosovës me nënshkrimet e 81 deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …