Zyrtar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë janë pritur nga kryetari i komunës së Deçanit  

Kryetari i komunës së Deçanit  Bashkim Ramosaj, bashkë më Shefin e Sektorit për Shërbime Publike Xhevat Lufaj dhe Inspektoren e Ambientit Ajne Iberhysaj, kanë pritur në takim dy inspektor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Elbasan Shala Inspektor i ujërave dhe Vehbi Spahiu Inspektor për mbrojtjen e natyrës. Qëllimi i kësaj vizite ishte gjendja e krijuar pas vërshimeve në komunë e Deçanit. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj, i njoftoi të pranishmit për gjendjen aktuale në komunë e Deçanit pas reshjeve të shiut dhe erërave  të forta të cilat sollën edhe dame materiale si në ekonomitë familjare, në biznese infrastrukturë rrugore dhe atë ujore. Me këtë raste kryetari Ramosaj, shqetësuese paraqet gjendjen e menaxhimit të mbeturinave në përgjithësi në nivel vendi duke u fokusuar edhe tek komuna e Deçanit, ku si pasojë e mungesës së definimit të kompanisë për menaxhimit të mbeturinave dhe pakujdesisë së qytetarëve brenda pak ditëve kemi pas pasoja të mëdha nga vërshimet. Për këtë kemi formuar edhe shtabin emergjentë  dhe komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga reshjet atmosferike të datës 03.02.2018. Zyrtarët e Ministrisë se mjedisit dhe planifikimit hapësinorë pasi u njohën me situatën nga afër, kërkuan që Brenda pak ditëve këtij dikasteri ti dërgohet një raport i kompletuar nga komisioni vlerësues i formuar nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Pasi që kjo ministri do të  koordinojë aktivitetet  me komunat në përkrahje me projektet për rregullimin e pastrimin e lumenjve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …