Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Ai ka njoftuar gjithashtu se ambasadorja Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë ngjarje, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Ne presim që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme. Të indinjuar me dhënien e çmimin “Nobel” në letërsi pro kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviçit, Peter Hande janë edhe ish anëtar të Akademisë Suedeze. Ish-sekretari i përhershëm i Akademisë suedeze i cili vazhdon të jetë anëtar, Peter England ka paralajmëruar se ka vendosur që ta bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së këtij çmimin për shkrimtarin austriak, Peter Handke. Ta festojë çmimin Nobel për Peter Handken do të ishte një hipokrizi e madhe nga ana ime, ka shkruar ish-sekretari i përhershëm i Akademisë suedeze, njofton gazeta “The Guardian”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …