Zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë drejtuar akuza të shumta ndaj Vetëvendosjes për të cilën kanë thënë se është treguar e plogësht në vendimmarje dhe joefiksa, me mungesë transparence e mangësi tjera të shumta. Gjatë një interviste për “Kosovapress”, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka deklaruar sejo që e karakterizon këtë gjashtëmujor është mungesa e transparencës, e informacioneve për çështje të ndryshme. Pastaj nuk dihet se cilat janë prioritetet e kësaj qeverie, gjatë fushatës zgjedhore deklaronin se pandemia është prioriteti numër 1, pastaj doli dialogu prioriteti kryesor. Prandaj unë shoh më tepër pasivitet sesa aktivizim të qeverisë. Nuk e kuptojmë arsyen pse kanë mbetur ambasadat pa përfaqësim. Fillimisht është dashur të jepet një vlerësim për ambasadorët që janë shkarkuar nga detyra që të dimë për performacën e tyre. Njëkohësisht të sigurohet qeveria që do të emërojë ambasadorët e tjerë në mënyrë që mos të mbetet pa përfaqësim vendi ynë” ka deklaruar mes tjerash nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …