Bilall Sherifi

Zyrtar të Nismës për Kosovën kanë kërkuar nisjen e hetimeve ndaj kryetarit të vendit, Hashim Thaçi

Zyrtar të Nismës për Kosovën kanë kërkuar nisjen e hetimeve ndaj kryetarit të vendit, Hashim Thaçi. Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë se deklarimet e ish guvernatorit të Bankës Qendrore, Hashim Rexhepit, për  presionet dhe ndërhyrjet që i ka bërë Hashim Thaçi ndaj atij institucioni janë akuza publike për të cilat kryetari, Hashim Thaçi duhet dhënë llogari. Këto janë qëndrime të Nismës për Kosovën, e cila  edhe mund ta dërgoj një letër të ngjashme si ato të Thaçit në prokurori, për të kërkuar  hetime për Presidentin .Duke marrë parasysh se presidenti ka kërkuar gjithmonë nga të gjithë që të përballen me akuzat dhe ta dëshmojnë pafajësinë e tyre, tani është koha që edhe ai të ballafaqohet me drejtësinë, ka theksuar Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …