Zyrtar të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se kryeministri, Albin Kurti është gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për KosovaPress se kryeministri Kurti është I gatshëm për takim andaj edhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës. Gatishmërinë për të e kemi shprehur edhe publikisht. Do t’ju mbajmë të informuar me kohë”, deklaron zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për KosovaPress.
