Zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian bisedojnë për përqendrimin e madh të ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën. Për ta shqyrtuar këtë çështje, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken ka biseduar me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Borrell dhe Blinken riafirmuan mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe theksuan nevojën që Rusia të ulë tensionet dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjet e Minskut, tha BE-ja në një deklaratë. Çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda”, thuhet në deklaratë, njofton Anadolu Agency.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …