Zyrtar të Vetëvendosje kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj Komunës së Prishtinës. Ata e kanë akuzuar atë se me qëllim po ndërmarrin veprime për ta falimentuar kompaninë “Pastrimi”. Asambleisti i partisë Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Besart Krasniqi ka thënë se thirrja për një kontratë kornizë 3 vjeçare nga Komuna e Prishtinës ka për qëllim falimentimin e kompanisë “Pastrimi”. “Hapja e kësaj thirrje publike nga komuna e Prishtinës, dhe mundësia që mbledhja e mbeturinave të bëhet nga operator privat neve na dëshmojnë që i gjithë procesi i ngulfatjes së Prishtinës nga bërllogu, gjatë 3 viteve të kaluara, është bërë qëllimshëm nga ekzekutivi komunal, në mënyrë që pastaj të ndryshohet rregullorja për menaxhimin e mbeturinave, të futet një nen që lejon futjen në treg të operatorëve privat, dhe tani hapi i fundit, tenderi i madh 16.5 milionë – ku tregun e marrin privatët, kurse “Pastrimi” në mungesë të të hyrave bankroton dhe 900 familjeve ju rrezikohet mirëqenia” theksoi në konferencën për medie, asambleisti, Besart Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …