leoni

Zyrtarë të EULEX-it janë duke bastisur shtëpinë e ish-zëdhënësit të SHP të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit, Jakup Krasniqi

Zyrtarë të EULEX-it janë duke bastisur shtëpinë e ish-zëdhënësit të SHP të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit, Jakup Krasniqi

Në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit,  në Prishtinë zyrtarë të EULEX-it janë duke kryer bastisje. Përveç në shtëpinë e Krasniqit, Prokuroria Speciale  ka njoftuar se bastisje është duke bërë edhe në disa lokacione të tjera,  për të cilat do të njoftojë pasdite. Bastisjet kanë filluar që në orën 6.00 të mëngjesit. Kundër  bastisjes ka reaguar djali i vëllait të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, i cili e ka quajtur këtë operacion “Defilim të padrejtësisë”. Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin që po zhvillon Zyra e Prokurorit të Specializuar në disa lokacione në kryeqytet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë Kelani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …