Zyrtarë të lartë të LDK-së bënë homazhe te varri i veprimtarit, Fehmi Agani, në 24-vjetorin e vrasjës së tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me disa bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i veprimtarit, Fehmi  Agani,  në 24-vjetorin e vrasjës së tij. Me këtë rast Abdixhiku tha se puna e Aganit si nënkryetar shumëvjeçar të LDK-së ka qenë udhërrëfyes për të gjithë. Sot me bashkëpunëtorë, anëtarë të Kryesisë, deputetë e familjarë të profesor Aganit, nderojmë figurën e lartë të çmueshme të intelektualit profesor Agnit i cili 24 vjet më parë u vra nga forcat serbe. Profesor Agani ishte bartës, ideator dhe njëkohësisht udhëheqësi i lëvizjes për liri dhe pavarësi dhe krah i djathtë i presidentit Rugova si nënkryetar i LDK-së”. Tani kujtojmë veprën e tij, vrasja e tij përveç që ishte hakmarrje edhe prezumim i të ardhmes së Kosovës. Familjes i themi mbahuni sot në këtë ditë, popullit iu shprehim ngushëllime e si LDK duhet që urtësinë e tij ta vazhdojmë. Profesor Agani mbetet njëri prej patriotëve më të mëdhenj të Kosovës”. Fehmi Agani është vrarë me 6 maj të vitit 1999 nga forcat serbe. Ai prej fillimit ka qenë njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …