Disa shkolla të qytetit të Ferizajt u vizituan nga zyrtar të MASHTI-t. Avni Rexha, Udhëheqës i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm dhe Arian Mustafa, zv. Udhëheqës i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm, nën shoqërimin e Zyrtarit të Lartë të Arsimit në Ferizaj, z. Bashkim Bytyçi, ishin pranë menaxhmentit të shkollave për të dhënë mbështetje e tyre maksimale që procesi i furnizimit të nxënësve me tekste mësimore të shkojë mirë.
Me këtë rast, zyrtarët nga MASHT-i vizituan disa shkolla, ku nga drejtorët e shkollave u njoftuan për ecurinë dhe mbarëvjajtjen e furnizimit të nxënësve me libra.