Zyrtarë të Vetëvendosjes e as të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i kanë komentuar njoftimet sipas të cilave mbrëmë ka pasur takim në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë. Njoftohet se gjatë këtij takimi, lideri i Vetëvendosjes ia ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndarjen e posteve gjatë mandatit katërvjeçare. Në mes tjerash, Lidhjes Demokratike të Kosovës i është ofruar pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës pas dy viteve dhe mbështetje për postin e presidentit të Kosovës në këmbim të kthimit të një ministrie Lëvizjes Vetëvendosje pasi të zgjedhej presidenti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …