Zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës, javëve të fundit kanë ndryshuar diskursin, i cili ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke shprehur një dozë skepticizmi dhe dyshimi nëse një vendim pozitiv për Kosovën do të mund të merret deri në fund të këtij viti. Megjithatë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ka shpjeguar që ky skepticizëm i shprehur përmes diskursit të javëve të fundit, është qëndrim i cili shpërfaqet edhe në takimet me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian apo edhe me institucionet e BE-së. Kjo është formë e komunikimit politik, ndërkohë që qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, sipas tij, është që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e mundshme për liberalizimin e vizave, për të cilin autoriteteve të Kosovës, që nga fillimi u është thënë se është proces teknik dhe tashmë i takon vendeve anëtare të BE-së që të marrin një vendim politik, për përmbylljen pozitive të këtij procesi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …