Zyrtarët e lartë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë e Kosovës, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë i kanë dërguar mesazhe urimi presidentit turk Rexhep Tayyip Erdoğan. Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë i dërgoi mesazh urimi presidentit turk Erdoğan. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dërguar presidentit turk Erdoğan, një telegram urimi me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë. Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se presidenti Begaj thekson se Republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar çmojnë kontributin personal të presidentit Erdoğan dhe të Republikës për mbështetjen e vyer e të vazhdueshme. Edhe kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi presidentin Erdoğan me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë. (AA)
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …