Zyrtarët e BE-së përkujtuan detyrat e tjera të Kosovës dhe nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi

Zyrtarët e BE-së përkujtuan detyrat e tjera të Kosovës dhe nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi

Në vendin tonë janë duke qëndruar për vizitë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe komisionari i Bashkimit Evropian për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Gjatë konferencës për medie, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini deklaroi se ende ka mbetur edhe shumë punë për t’u bërë por me një mund dhe punë të madh që do të bëjmë se bashku, mund t’ia dalim mbanë. Ajo u shpreh e lumtur edhe për pranimin e Kosovës në UEFA dhe të arriturat tjera që do të vijnë në vazhdim për Kosovën drejt rrugës evropiane. Ndërsa euro komisioneri evropian, Dimitris Avramopoulos tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha parakushtet për liberalizimi të vizave. Ai theksoi më tutje se detyrë e fundit e Kosovës në mes tjerash është ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi dhe vazhdimi i luftës ndaj krimit të organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …