Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme të “Bankës Postare Kursimore” në veri të vendit. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e quajti këtë veprim një “akt barbar” që sipas tij kërcënon mbijetesën e popullatës serbe në Kosovë. Zëvendëskryeministri Ivica Daçiq akuzoi kryeministrin Kurti për terrorizimin e serbëve në Kosovë, ndërsa Petar Petkoviq, drejtori i “Zyrës për Kosovën”, e cilësoi ndërhyrjen si një përpjekje për të shkaktuar kaos dhe për të shfuqizuar institucionet serbe në Kosovë. Ndërkohë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë. nuk ka dhënë rezultate konkrete dhe të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën dhe BE-në që shpreh keqardhje për mungesën e gatishmërisë për kompromis.
