Zyrtarët Komunal koordinohen me përfaqësues të OJQ-ve për organizimin e aktiviteteve për “Ditët e Mërgatës”

Gjatë ditës së hënë, zyrtarët komunal në Rahovec, kanë mbajtur takim koordinues me OJQ-të për organizimin e aktiviteteve për “Ditët e Mërgatës” për vitin 2018 që organizon Komuna e Rahovecit. Pjesë e takimit ishin Saranda Sallteku, Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës, Ervin Hoxha drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Muharrem Morina, Zyrtar Ndërlidhës për Mërgatë dhe përfaqësues të OJQ-ve të cilët veprojnë në Komunën e Rahovecit. Muharrem Morina, Zyrtar Ndërlidhës për Mërgatë i ka njoftuar përfaqësuesit e OJQ-ve, se aktivitetet për organizimin “Ditët e Mërgatës”, do të fillojnë nga data 15 Korrik dhe do të përfundojnë me 15 Gusht. Gjithashtu, ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e OJQ-ve që të koordinohen në zhvillimin e aktiviteteve. Ndërsa përfaqësuesit e OJQ-ve të cilët ishin të pranishëm në takim, u shprehen të gatshëm që të jenë bashkëpunues lidhur me organizimin e aktiviteteve që organizohen në kuadër të “Ditët e Mërgatës”, nga Komuna e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …