Maria Zakharova

Zyrtarët rusë ia kanë kushtuar një konferencë speciale Kosovës

Në një konferencë të mbajtur për Kosovë,   Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka vlerësuar se kriza politike në vend dëshmon për paaftësinë e Qeverisë, bën të ditur gazeta “Blic” e Beogradit. Gazeta saktëson se  zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova , është ankuar në raportin e Këshillit të Sigurimit për situatën në Kosovë, meqë sipas saj deri  tani është një shkallë e ultë e kthimit të refugjatëve serbë dhe ka një përpjekje të pushtetit për t’u grabitur pasurinë e tyre. Ajo ka vlerësuar se dialogu Prishtinë – Beograd “po zhvillohet me vështirësi” dhe ka thënë se Rusia mendon se pushteti i Kosovës nuk duhet “t’i harrojë detyrimet e veta. Sipas Zaharovës, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është bërë çdo gjë që Kosova të ecën drejt pavarësisë, duke llogaritur se ajo që kishte filluar do të përfundonte me ndihmën e propagandës dhe se nga Kosova në do të ndërtohet vendi që ofron mundësi, por kjo ka  dështuar ka konstatuar rusja, Zaharova.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …