Zyrtarët: Selami Shkodra dhe Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë,

Zyrtarët: Selami Shkodra dhe Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

Zëvendës-ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i Turqisë, Muhterem Inçe. Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, sidomos për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe u vlerësua së të dy shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë kësaj vizite zëvendësministri Shkodra, takoi shefin e Policisë Turke,  Mehmet Aktash. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë mes dy policive të dy shteteve dhe u theksua se kjo traditë e mirë e bashkëpunimit të do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në njoftim thuhet se në fund të vizitës zëvendësministri Shkodra vizitoi Akademinë e Policisë së Turqisë, ku u prit nga drejtori i Akademisë, Jıllmaz Çolak. Gjatë takimit u bisedua për trajnimet ndërkombëtare dhe aktivitetet e bashkëpunimit dypalësh, midis Akademisë së Turqisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …