Në veri të Mitrovicës janë vendosur pllakate me fotografi të deputetit serb, Sllobodan Petroviq dhe ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, të cilët shihen me plisa në kokë. Përveç këtyre dyve në pllakate është vendosur edhe fotografia provokative e ish-ministres së Pushtetit Lokal, Mirjana Jevtiq, e cila vetëm pak ditë qëndroi në këtë post pasi që iu kërkua dorëheqja nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe. Në këto pllakate në gjuhën serbe, shkruan: “Ata janë turpi i popullit serb”, “Mustafa është kryeministri im, jo Vuçiq”, “Ka votuar për Kosovën e pavarur”, dhe “I ka premtuar Mustafës se do ta votojë ushtrinë e Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …