Në lagjen e Boshnjakeve, në Mitrovicën e Veriut, në ndërtesën që po shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë, gjatë tërë natës janë parë dritat e kyçura ku zyrtarët serbë kanë kaluar natën në ambientet ku edhe punojnë. Këta punëtorë serbë, të cilëve orari i punës u ka përfunduar dje në orën 15:00 nuk kanë shkuar në shtëpitë e tyre dhe janë ende në vendet e të punës. Kjo është përgjigja e tyre ndaj kërkesës, që Qeverisë së Kosovës që të largohen nga lokalet deri në mesnatë, që ishte afati i caktuar nga administrata e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, sepse objekti, sipas rregullores së re, është i institucioneve të Kosovës. Afati i fundit për t’u larguar nga objekti është dita e sotme. Sipas Listës Serbe, në këtë objekt janë të vendosura katër institucione, të cilat financohen me mjete të Qeverisë së Serbisë: Zyra për Kosovën, Drejtoria e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …