Duke komentuar deklaratat e autoriteteve tona më të larta për moslejimin e vizitës në Kosovë të autoriteteve të caktuara të Serbisë, këto të fundit kanë thënë se nuk ju bëjnë përshtypje këto ndalesa dhe kanë theksuar se mund të hyjnë në Kosovë sa herë dëshirojnë. Mediet serbe citojnë kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiq të ketë deklaruar se nuk është shumë e shqetësuar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës dhe beson se do të shkojë në Kosovë kur ajo të dojë. Edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se sa herë të dojë mund të shkojë në Kosovë. Më shpërfillës ndaj ndalesës së institucioneve tonë është treguar krimineli, Vojisllav Shesheli. Edhe ai ka thënë se mund të shkoj në Kosovë kurdo që dëshiron dhe ka kërcënuar institucionet tona duke thënë se në Kosovë do të shkoj i armatosur.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …