Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar sulmin serb në Banjskë, në një-vjetorin e konfliktit

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Daut Haradinaj, ka publikuar disa fotografi, duke kujtuar ngjarjen e ndodhur në Banjskë një vit më parë, ku disa terroristë serb u vranë nga Policia e Kosovës gjatë një konflikti. Haradinaj theksoi se populli i Kosovës nuk dëshiron të bëjë keq askujt, por paralajmëroi se ata që tentojnë të prekin territorin e vendit do të përballen me të njëjtin fat. “Si popull s’ja dojmë të keqen askujt, por kjo i pret gjithmonë në Kosovë ata që tentojnë me e prek një pëllëmbë të këtij vendi,” shkroi Haradinaj në postimin e tij. Ai shprehu krenarinë për forcat e rendit, duke lavdëruar guximin dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës. “Krenar me djemtë e vajzat e Policisë sonë!” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …