leoni

Zyrtari i AAK-së, Kuçi takohet me ministrin, Arbashi

Disa
zyrtarë të opozitës më në fund kanë pranuar që të ulen në bisedime me përfaqësues
të Qeverisë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe
zyrtari i AAK-së, Blerim Kuçi kanë biseduar sot në Qeverinë e Kosovës në lidhje
me çështjen e demarkacionit. Në një fotografi të publikuar me këtë rast, shihen
ministri, Abrashi dhe Blerim Kuçi në një tavolinë, në të cilën janë disa harta
të vijës kufitare me Malin e Zi. Nuk dihet nëse deri te ky takim ka ardhur si
pasojë e trysnive të forta ndërkombëtare për t’u zhvilluar dialog mes Qeverisë
dhe opozitës, i cili është ndërprerë prej kohësh prej pozicioneve diametralisht
të kundërta rreth marrëveshjeve të Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …