Zyrtari i lartë i PDK-së, Arsim Bajrami, nuk do të jetë më pjesë e strukturave drejtuese të partisë. Këtë vendim ka bërë të ditur përmes një postim. E kam njoftuar para disa ditësh, me një letër infomuese, Kryetarin Veseli, dëshiroj që edhe përmes këtij rrjeti social, të njoftoj me falënderim dhe mirënjohje anëtarët, simpatizantët, votuesit dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, për vendimin tim për të heq dorë nga çfarëdo propozimi apo nominimi për t’u zgjedhur në strukturat partiake”, ka thënë Bajrami. Bajrami këtë e ka cilësuar si “një kontribut modest me shembullin personal, që angazhimi aktiv partiak e politik, duhet ta ketë një fillim dhe fund të arsyeshëm dhe të dinjitetshëm, duke ofruar hapësirën e nevojshme për gjeneratat më të reja”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …