Në konferencën për media, pas aksionit të sotëm të Policisë në të cilin u arrestua Ridvan Muharremi, pronari i “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, Berat Rukiqi nga LDK-ja ka thënë se ky nuk është vetëm rast korruputiv është një rrjet i gjerë kriminal, i mbështetur nga niveli më i lartë. Me vendim të vitit 2022, autoriteteve të rezervave u jepet mundësia të marrin rezervat shtetërore pa prokurim. Qeveria e ka bërë më të lehtë vjedhjen, tha Rukiqi në konferencën për media, pas aksionit të sotëm të Policisë. Ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë dhe të gjatë kriminal të instaluar nga Vetëvendosja në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme për të qeverisë, ndërsa në anën tjetër ka treguar zell të jashtëzakonshëm për kapjen e shtetit, në të gjitha segmentet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …