Zyrtari i ministrisë së infrastrukturës, Naser Hafizi, është arrestuar për korrupsion dhe blerje të paligjshme të pasurive

Zyrtari i MMPHI-së dyshohet për zvogëlim të paligjshëm të borxheve, prej 20 milionë euro ndaj buxhetit të Kosovës

Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po përballet me akuza të rënda për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mos-deklarim të pasurisë. Sipas Prokurorisë Speciale, Hafizi dyshohet se ka iniciuar vendime të paligjshme për zvogëlimin e borxheve të operatorëve ekonomikë në mënyrë që të përfitojë personalisht dhe t’i shkaktojë dëm buxhetit të Kosovës, vlera e të cilit arrin afër 20 milionë euro. Vendimet e tij të kontestuara kanë prekur një sërë kompanish, ku borxhet ndaj ARPL-së janë ulur pa bazë ligjore. Gjykata Themelore në Prishtinë ka vënë në dukje se Hafizi ka anashkaluar raportet e Grupit Ministror dhe ka vepruar në kundërshtim me ligjin për Ujërat e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …