leoni

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, përmes një postimi të tij iu ka drejtuar medieve të pushtetit duke i akuzuar për paraqitjet

Zyrtari i Qeverisë Kurti, Hysen Durmishi, ndihet i befasuar pse e ka ftuar për hetime Prokuroria Speciale e Kosovës

Zëvendësministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i Qeverisë Kurti, Hysen Durmishi ndihet i befasuar pse e ka ftuar për hetime Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërkohë që ka bërë me dije  se rasti ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës për rrugën Prishtinë-Podujevë. Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorëzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, ka thënë Durmishi. Të ftosh zëvendësministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OShP-së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë, thotë Durmishi duke lënë të kuptohet se rangu i tij zyrtar nuk u dashka të ftohet në Prokurori.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …