Zyrtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi ka thënë se është e mundur që Vjosa Osmani të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Në të vërtetë asaj nuk i është lënë rrugë tjetër, sepse rruga e saj e trasuar politikisht ka qenë LDK-ja. Unë mendoj se intimisht, ajo ende është pjesë e LDK-së, intimisht, sepse edukimi i saj politik ka qenë i tillë. Ne atë e kemi pasur parasysh, ajo e ka parasysh. Ajo e di dhe ne e dimë se është ashtu. Asaj nuk i është lënë në LDK rrugë tjetër përveç kësaj që e ka ndërmarrë. Unë nuk shoh arsye që në një ardhme shumë të afërt që të ketë lëvizje të tilla nga vetë zonja Osmani, sepse i janë mbyllur rrugët”, është cituar të ketë deklaruar zyrtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …