Zyrtari rus Mihail Krasnoshçenkov u shpall“ persona Non Grata” nga Qeveria, por a do ta përfillë UNMIK-u

Zyrtari rus Mihail Krasnoshçenkov u shpall“ persona Non Grata” nga Qeveria, por a do ta përfillë UNMIK-u

Zyrtari rus i UNMIK-ut Mihail Krasnoshçenkov është shpallur persona Non Grata nga autoritetet e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj., “Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus, Mihail Krasnoshçenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, ka njoftuar Haradinaj. Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës realizoi aksion në pjesën veriore të vendit, bllokoi rrugën duke penguar ata të kryenin punën e tyre. Ai më pas ishte arrestuar. Haradinaj ka kërkuar që menjëherë të respektohet ky vendim që është marrë nga Kosova,  por pjesa e mbetur e UNMIK-ut në Kosovë, nuk i jep llogari Qeverisë së Kosovës, përkundrazi sa herë që autoritetet e larta të vendit marrin pjesë në konferencat e KS të OKB-së, ata i “merr përdore”,  kryeadministratori i UNMIK-ut, në  Kosovë,  aktualisht z. Zanin.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …