Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka deklaruar se sot edhe zyrtarisht është konfirmuar pafajësia e liderit të paqes dhe të luftës Fatmir Limaj. “Gjykata e Apelit e ka shpallur Fatmir Limajn dhe të tjerët përfundimisht të pafajshëm për krime lufte në rastin Kleçka. Pastërtia e luftës së Fatmir Limajt u vërtetua dy herë nga Gjykata e Hagës, dy herë nga EULEX-i dhe tash përfundimisht u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit”, ka thënë Hasani, duke shtuar se edhe një herë u dëshmua se këto procese kundër z.Limaj janë orkestruar nga qarqe të cilat i janë frikësuar fuqisë së tij politike. “Për mua personalisht, por edhe përkrahësit e tjerë të Limajt, këto akuza ishin shantazhe politike kundër tij. Pavarësisht akuzave dhe proceseve të montuara asgjë nuk mundi ta ndalë Limajn në rrugën e tij për bërjen e shtetit të Kosovës”. Gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e komandant Çelikut, komandantit të luftës dhe paqes. Ky është edhe një hap i vogël për të, por një hap i madh për pastërtinë e luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar, Bajram Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …