Zyrtarisht është mbyllur afati për të dorëzuar kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet që do të zhvillohen më 22 korrik përmes parimit një anëtar, një votë. Lulzim Bashën në garën për një mandat të dytë në krye të PD, do ta sfidojnë 4 kandidatë, të cilët janë: ish-kreu i PD-së, Eduard Selami, ish-kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi, dhe dy anëtarët: Astrit Sinanaj dhe Erion Piciri. Pavarësisht se janë 5 emra, gara pritet që të zhvillohet vetëm brenda tre kandidaturave, të Lulzim Bashës, Eduard Selamit dhe Astrit Patozit.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …