Zyrtarit të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, sot iu ndalua të hyjë në territorin e Kosovës, ku kishte planifikuar ta vizitonte Patriarkanën e Pejës. Mirëpo, ai nuk u ndal me deklarata. Gjuriq sot ka demantuar Edita Tahirin, e cila ka thënë se Kosova javën e ardhshme do të bëhet me kod telefonik ndërkombëtar. Ai ka thënë se Kosova e merr vetëm për përdorim kodin telefonik, në kuadër të zonës territoriale të Serbisë, duke shtuar se kjo është çështje nëse duan dhe vendosin vetë serbët. Gjuriq thotë se Edita Tahiri do të fitojë vetëm dhimbje koke për të shpjeguar edhe një premtim të rremë, e këtë kod ai e lidh direkt me kthimin e Telekomit të Serbisë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …