Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns iu ka rikthyer akuzave te lidhura me kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë. Ajo ka deklaruar se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë dhe të bazohen në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Kearns, aktualisht kjo nuk është qasja e BE-së dhe Amerikës. Situata aktuale në Ballkan i shqetëson shumë deputetë përreth Evropës dhe përtej. Ekziston një dëshirë e komunitetit ndërkombëtar që ta mbështesë Kosovën dhe Serbinë që t’i zgjidhin tensionet dhe të vazhdojnë drejt një bashkëjetese paqësore. Gjithsesi, nëse procesi i normalizimit do të vazhdojë, duhet të bazohet në trajtim të njëjtë dhe barabartë për të dy palët – që aktualisht nuk është qasje e BE-së dhe SHBA-së. Ajo më 4 korrik, kishte denoncuar faktin se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato magazinoheshin në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe. Ndërkohë Dioqeza kishte kërkuar që të hetoheshin urgjentisht akuzat e bëra nga deputetja britanike. Kryetari serb Vuçiq tha se Serbia po zhvillon një hetim kundër deputetes britanike. Kearns ka rrëfyer për kërcënimin që i bëri Vuçiç si dhe bisedat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …