Një delegacion i Doganës së Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, morri pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, i cili u mbajt në Bruksel. Siç njofton Dogana e Kosovës, në këtë takim përveç çështjeve tjera të diskutimeve te interesit doganor të komunitetit botëror të doganave, u zgjodh nënsekretari i përgjithshëm i OBD-së, ku Kosova ishte pjesëmarrëse në këto zgjedhje, siç ishin edhe anëtaret tjerë të Organizatës Botërore të Doganave. Përveç drejtori të përgjithshëm, në takim e OBD ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj. Kosova është anëtarja e 181-të e OBD-së dhe është anëtarësuar në janar të vitit 2017.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …