​MPJ përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare me të drejta të plota e WCO

​MPJ përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare me të drejta të plota e WCO

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës informon qytetarët e Kosovës se Serbia me mbështetje të Rusisë ka dështuar për të kontestuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, dhe se Kosova do të jetë përherë aty me të drejta dhe obligime të barabarta si shtet anëtar qysh prej anëtarësimit në janar të këtij viti në Bruksel. Si konfirmim përfundimtar se Kosova është anëtare me të drejta të plota, dëshmon shpërndarja në takimin vjetor në Bruksel e kërkesave për pagesë të anëtarësisë nga të gjithë anëtarët,  ku figuron edhe emri i Kosovës. E gjithë zhurma ka ardhur pasi kryesuesi i këtij takimi vjetor ka qenë nga Federata Ruse, i cili jashtë çdo rregulli është përpjekur ta trajtoj Kosovën si shtet jo anëtar dhe ta pengoj përfaqësimin në këtë takim për çka ka irrituar Sekretarin e Përgjithshëm dhe shumë shtete anëtare duke e kundërshtuar njëzëri.  Ministri Hoxhaj dhe MPJ siguron të gjithë se Kosova nuk do të ndalet karshi shantazheve dhe përpjekjeve dashakeqëse të Serbisë dhe Rusisë por do të vazhdojë të sillet si shtet i pavarur, duke ushtruar sovranitetin në të gjitha ato organizata ku është anëtare dhe nuk do të pushoj për asnjë çast të mbrojë interesat e saj shtetërore deri në anëtarësimin përfundimtar të Kosovës në OKB.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …