leoni

​PZAP vendos për fletëvotimet e diasporës që kanë arritur me vonesë por që ky vendim nuk është bërë publik

​PZAP vendos për fletëvotimet e diasporës që kanë arritur me vonesë por këtë vendim nuk e bën publik

​Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për fletëvotimet jashtë Kosovës që kanë arritur pas afatit të paraparë, por që ky vendim nuk është bërë publik. Lëvijza Vetëvendosje ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Supreme përmes të cilës kanë kërkuar numërim të 4 mijë e 639 votave të diasporës, kërkesë të cilën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte hedhur poshtë, ndërsa ditë më parë Supremja ia ktheu prapa këtë vendim Panelit. Anëtari i PZAP, Fejzullah Rexhepi tha se PZAP, ka vendosur rreth votave të arritura pas afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve por që pa u bë vendimi në formë të shkruar nuk mund të bëhet publik ai. Arsyeja e mos bërje publike të vendimit të PZAP-së për votat e diasporës që nuk u numëruan, sipas Rexhepit është se palët e përfshira në proces duhet të informohen fillmisht. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje në rast se ka ndonjë pakënaqësi me vendimin, ka kohë 24 orë për ankesë. Kujtojmë që 4 mijë e 639 vota të diasporën nuk janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për shkak se ato kanë arritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas afatit të paraparë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …