Dije Ferati: Si të paditet në gjykata qëllimkeqja e ashtuquajtura “Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar”?

Dije Ferati: Fahri Xharra, pyeteni shkrimtarin, Ismail Kadare, se çfarë ka me Kanunin?

Këtu do i përgjigjem replikës me titull “Dije Ferati, po me Kanunin ç’pate?” nga publicistit Fahri Xharra i botuar në zemrashqiptare.net  dhe në njekomb.com. Autori shprehet kundër shkrimeve të mia të pakta dhe modeste që vijojnë:

  1. Pse serbët na konsiderojnë si popull çoban të dhive dhe shitës të grave?
  2. Ndërhyrja amerikane për lirimin e fëmijëve të ngujuar në trojet shqiptare
  3. Ismail Kadare dhe Kanuni i jashtëqitjes
  4. A e kontrollon Serbia imazhin dhe mentalitetin shqiptar? I
  5. A e kontrollon Serbia imazhin dhe mentalitetin shqiptar? II

Të gjitha këto shkrime janë të botuara në  radiokosovaelire.com në adresën:  https://www.radiokosovaelire.com/?s=Dije+Ferati  (Kopjojeni në Google.)

Mëqë zoti Xharra shpreh se radiokosovaelire.com paska bërë keq që ka botuar shkrimet e mia, dua të shtoj  se të gjitha ( jo të gjitha bashkë)  janë botuar – me pëlqimin tim – edhe në media tjera si:  gazetadielli.comzemrashqiptare.netbotapress.infofloripress.blogspot.com, e tjera.

Në titullin e zotit Xharra,  (Dije Ferati, po me Kanunin ç’pate?) del se sikur paskam folur për gjëra tjera duke e përmendur edhe kanunin. E vërteta është se në të gjitha shkrimet e mia, jam shprehur kundër  Kanunit. Nuk kam asnjë arësye tjetër të shkruaj. Jam ekonomiste dhe punoj në profesionin tim. Kam shkruar sepse nuk kam mundur të mos shkruaj kundër kancerit kombëtar dhe nuk e di se kur do të mund të ndalem.

Për t’u përgjegjur në pyetjen e shtruar nga zoti Xharra,  po e nënvizoj faktin se dëshira për t’u shprehur ka filluar tek unë pas një takimi rasti me bashkatdhetarin  Blerim Uka në  në një konferencë të një ekonomisti amerikan në Montreal (Kanada).

Blerim Uka (ekonomist si unë, por ai ka studiuar në SHBA ndërsa unë në Kanada) është me origjinë nga Mirdita por i rritur në Shkodër. E ka botuar Kanunin  në nadresën http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.com  për t’i ftuar njerëzit që ta lexojnë me kokën e tyre e jo të bazohen në analizat e qëllimkëqinjëve mbi këtë përmbledhje përrallash të  kodifikuara si ligje.

Blerim Uka (në praninë e bashkëshortes së tij), në një bisedë gjysmëorëshe,  më tha: “ Dua që shqiptarët ta lexojnë këtë libërth i cili u dedikohet atyre që nuk dinë të lexojnë. Është fatkeqësi se ata që i besojnë më së shumëti, pësojnë më së shumëti. Për shembull, katolikët shqiptarë i shohin emrat Lekë e Shtjefën në kopertinë dhe emrin Gjergj në parathënie dhe mendojnë se ky është libër ” i shenjtë” u cili përket veçanërisht.  Kadare në vend se të punojë që kanceri të shërohet, ai  nënvizon atë si sëmundje kombëtare…”

Bashkëbiseduesi vazhdon: “Si ekonomist e karahasoj Kadarenë me Marksin. Marksi e ka përshkruar krijimin e kapitalit vetëm deri para nivelit të tregut. Aty ndalet! Nuk shkon më larg. Për shembull, të tregon se si ndërtohet një hotel në qendër të kryqytetit dhe një tjetër i ngjajshëm  në një mal ku nuk ka rrugë dhe ku nuk shkon askush.  Sipas tij, që të dy kanë të njëjetën vlerë sepse që të dy kanë kushtuar njësoj gjatë ndërtimit. I pari të sjell përfitim ndërsa i dyti të kushton ta mbash. Përpiqu ta paraqesës  (të dytin) si monunment kulturor sa të duash,  nuk e impresionon askënd. Këtu, të dy hotelet nuk e kanë të njëjtën vlerë sepse tregu nuk ta jep të njëjtën vlerë”.

Këtu bashkëbiseduesi e ngrit pak  zërin: “Sikur Marksi,  i cili e përshkruan (vetëm e përshkruan) një ekonomi pa treg, Kadare e përshkruan (vetëm e nënvizon) fenomenin e gjakmarrjes por nuk propozion zgjithje. Në të kundërten, e paraqet problemin si fenomen kulturor i cli do të duhej të mbrohet… nga UNESCO, ndoshta?!. Gjepura!!!”

(Nëse e citoj gabimish, e ftoj Blerimin të reagojë publikisht.)

Të gjitha shkrimet e mia  janë argumentative,  me përjashtim të atij numër 3 me titull “Ismail Kadare dhe Kanuni i jashtëqitjes”. Ky shkrim është një KARIKATURË e shkrimtarit Ismail Kadare në… PROZË. Pra, është një përpjekje për ta imituar stilin e tij kafkajan (humorin e zi). E paraqes shkrimtarin si personazh sepse ky shoku ynë i dashur i përdor personazhet fiktive për ta nënvizuar kancerin si tipar të mentalitetit shqiptar, siç thotë Adrian Sherka në shkrimin e tij me titull: “A e meriton Ismail Kadare çmimin Nobel?”:

 “Pikërisht, sipas këtyre analistëve, qëllimi i keqbërësve ka qenë që, së pari, t’i mvishen popullit shqiptar antivlerat e këtij libërthi për t’ia përlyer imazhin në botë. Së dyti, që mundësisht (sa më shumë që është e mundur!) të binden vetë shqiptarët, përmes njerëzve që i kanë ngritur si Kadarenë dhe ata që kanë interes nga krimi, siç janë ndërhyrësit apo pajtimtarët – të cilët në fakt janë nxitës të gjakmarrjes – se ato antivlera (të cilat shpien në shkatërrim dhe vetëshkatërrimin e një shoqërie) janë pjesë të identietit shqiptar. Me një fjalë, u sugjerohet shqiptarëve t’i vënë ato antivlera në praktikë dhe t’i mbrojnë.”

Duke i konstatur reagimet e shumëta ndaj shkrimit tim numër 3, e kam hapur faqen Facebook me të njëjtin titull (Ismail Kadare dhe Kanuni i jashtqitjes) në adresën https://www.facebook.com/ismailkadarekanuni

Ja një nga komentet e botura në këtë faqe nga T.T.:  “Imagjinoni një gjë: Po te deklaronte Ismail Kadare se Kanuni i gjakmarrjes nuk ka të bëjë fare me kulturen shqiptare, siç nuk ka të bëjë me asnjë kulturë  njerëzore, ky fenomen do te zhdukej shumë shpejt nga mentaliteti shqiptar. Në këtë mënyrë nuk do të kishte në trojet shqiptare fëmijë të ngujusr të cilët nuk mund të shkojnë në shkollë. Pse nuk ia bën këtë të mirë popullit të vet Ismail Kadare? Sepse është i fabrikuar nga keqbërësit të jetë kundër popullit të vet mu si Emir Kusturica!”

E njëjta pjesëmarrëse në faqen Facebook vazhdon me një fakt:

“Dje e shkrova nje koment ne faqen e zonjes Besiana Kadare, ne nje nga postimet e saj ku flet per te jatin Ismail Kadare. E nenvizova faktin se ka shqiptare qe shokohen kur ajo shpreh adhurim ndaj Emir Kusturices i cili eshte pro-Millosheviqit dhe kunder pavaresise se Kosoves duke e vendosur nje instert vulgar te filmit te tij ne rubriken “Shenimet”. E kopjova adresen e kesaj faqeje (behet fjale per faqen në adresën https://www.facebook.com/ismailkadarekanuni ) dhe e ftova ta vizitonte. Pa dy oreve, e vizitova faqen e saj. KONSTATOVA SE E KISHTE HEQUR linkun Youtube te instertit te fimaxhiut te pashpirt Emir Kusturica. Gjithashtu e kishte hequr komentin tim. Shprejoj se Besiana Kadare e ka lexuar edhe shkrimin e ngjitur ne kete postim. Shpresoje se do ta lexoje edhe shkrimtari Ismail Kadare”.

Zoti Fahri Xharra është aktiv në faqen Facebook në fjalë. Ai ka qenë dëshmitar i këtij shkëmbimi dhe e kupton shumë mirë në serbisht  vulgaritetin e shprehur në insertin në fjalë “Macja e bardhë, maçoku i zi” (Crna macka, beli macor) i cili është edhe sot nëYoutube.

Pajtohem plotësisht me zotin Xharra se Prof. Kazuhiko Yamamoto e ka njohur Kanunin përmes shkrimtarit Ismail Kadare. E ka njohur gabimisht! Nuk e ka njohur si kancer kombëtar shqiptar por si tipar të kulturës shqiptare.  Po ta kishte quajtur Ismail Kadare kanunin kancer, ky farë  Prof. Kazuhiko Yamamoto do të thoshte se kultura hqiptare, si ajo japoneze është liruar nga kanceri. Eshtë e vërtetë se në kulturën japoneze nuk ka fëmijë të ngujuar nën pretekste absurde dhe gratë nuk shiten me groshë, siç e parasheh Kanuni i….

Sa u përket gjashtë elementë bazë të Kanunit siç janë: besa, nderi, miku, gjaku, buka, dhe hakmarrja (të cilat i nënvizon Zoti Xharra në shkrimin e tij) jam shprehur për to në të gjitha shkrimet e mia. Për të mos e cituar veten time këtu,  ja çka thotë Adrian Sherka për njërin prej tyre – për mikpritjen:

“Si mund të jetë pasuria më e madhe e shumicës së njerëzimit në nivelin e rruzullit tokësor, siç është shtëpia, jo e pronarit por e … dikujt tjetër? Sado zemërgjerë që mund të jetë qytetari Ismail Kadaré, kurrë nuk do të pranonte që shtëpia e tij të jetë e tjetrit! Ju që e njihni personalisht, shkoni dhe provojeni këtë gjë. Hyni në shtëpinë e tij, qoftë si mik, qoftë si armik (duke pretenduar se keni të drejta në shtëpinë dhe pasurinë e tij) dhe do ta shihni si do të reagojë!… Do ta thërrasë policinë!!!

Nëse nuk gabohem, fjala “kanun”, edhepse me origjine greke,  përdoret sot në vendet arabe me kuptimin “ligj”. Ndërsa fjala “kanunija”, në kuptimin “ligjor”.. Per miqtë tanë perëndimorë, posa e dëgjojnë këtë fjalë, menjëherë mendojnë në hapsirën arabe. E vërteta thotë se qytetërimi evropian nuk i ngujon fëmijët e pafajshëm. Në civilizimin evropian, vrasësi dërgohet me burg dhe familjet fatkeqe në konflikt e ndihmojnë njëra tjetrën me mirëkuptin sepse që të dyjat nodhen në një situate fatkeqësie. Vrasja nuk është tipar familjar, fisnor,  krahinor, kombetar… Shkurt e shqip, vrasja nuk është tipar njerëzor!

Derisa në qytetërimin evropian, toleranca dhe respekti bëjnë pjesë në sistemin e vlerave, në Kanun gjithçka duhet të shpie në konflikt pastaj në… vrasje. Një vrasje duhet të shpie në vrasje tjetër. Derisa njerëzit të duhet te zihen për gjëra koti, atëherë ata nuk mund të merren vesh për gjëra të rëndësishme. Ja dëmi që i bën popullit tonë një mentalitet i çoroditur!

 Shikojeni këtu një shembull ku do i citoj dy paragrafe të “Monumentit” të kulturës sonë:

  • .663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis.
  • .664. Aj zot shpije, qi e njyete kashaten perpara mikut, late 500 grosh giobë.

Askush nuk e di se sa ka vlerë (ose ka pasur) groshi në raport me ndonjë monedhë evropiane sepse groshi (fasulja) nuk ka qenë kurrë monedhë në trojet shqiptare përveç në një shoqëri të imagjinuar nga keqbërësit!!!

Po të analizohet Kanuni nga një jashtëtokësor, edhe ngjyerja e kafshatës (Neni §.663) do e shpie në ambientin arabo-afrikan. Në kulturën evropiane, gjatë ngrënies,  sikur përdoret  thika dhe piruni. Madje edhe për ta lyer felën e bukës me gjalpë (në vend publik apo në shoqëri) përdoret thika e jo ngjyerja.

Në situatën aktuale, një shkrimtar aktivist (mashkull apo femër) nga trojet shqiptare do të mund ta fitonte lehtë çmimin e komunitetit evropian për liri të shprehjes – Saharov. I sugjeroj këtij aktivisti ta përgatis një plan  për lirimin e fëmijeve të ngujuar për shkak të mentalitetit të krijuar nga Kanuni i Gakmarrjes. Ky plan do të mund të përfshinte, ndër të tjera, veprimet që vijojnë: të bëjjë aleanca më me politikanë, me organe të sigurimit, me media kombëtare dhe të huaja, me përfaqësitë e huaja diplomatike në trojet shqiptare dhe me deputetë në parlamentin evropian nga të gjitha vendet e mundshme. Këta të fundit e votojnë laureatin për çmimin Saharov.

Nuk duhet harruar aleanca me klerikë të të gjitha feve tona: me hoxhën, pastorin, priftin, shehun… (i paraqes këtu sipas radhës alfabetike).  Besoj se asnjë prej tyre nuk ështe indiferent ndaj ngujimit të fëmijëve.

Veprat e shokut Ismail Kadare mund të shërbejnë (në këtë rast)  në mënyrë pozitive sepse ai e ka bërë të njohur fénomenin në Evropë duke e nënvizuar… si Marksi kaptalin.  Gjithashtu shkrimet e aktivistëve  kundër gjkmarrjes disa prej të cilëve i kam cituar në këtë replikë (Blerim Uka, Adrian Sherha e ndoshta edhe shkrimet e mia) mund t’i shërbejnë eventualisht si anë tjetër e medaljes. Për të thënë se egziston një lëvizje në trojet shqiptare e cila mendon se mentaliteti mesjetar nuk na ka hije sot e as që është në interesin tonë.) Por, ne nga Amierika e Veriut, si Blerim Uka dhe unë, vetëm mund të shkruajmë por nuk kemi mundësi të rregullojmë raste konkrete që të ketë efekt kuptimplotë për t’i bindur deputetët evropianë.

Shkrimtari aktivist, siç e parafytyroj unë ( pasi e bën një planifikim për veten e tij në fillim) vepron. Pastaj shkruan se si ka vepruar. Nuk e bën të kundërtën!  Për shembull, shkon ta lirojë një fëmijë të ngujuar duke kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në zgjiddhjen e problemit. Paralelisht, shkruan afërsisht si në ditar. Shkrimi mund të jetë argumentatif apo letrar.  Apo një kombinim i të dy stileve me qëllim që leximi të jetë më i këndshëm. Paralelisht,  shkrimet mund të botohen në media të ndyshme me qëllin edukimi apo vetëdijësimit .

Një libër i tillë do ta bënte njerëzimin më të mirë. Populli ynë do i jipte një kontribut Evropës, në vent se të mbetet vetëm barrë, pikë e zezë apo kancer.Me marrjen e çmimint të bashkësisë evropiane për liri të shpreghjes, libri do të përkthehej në shumë gjuhë dhe do të lexohej në mbarë botën. Do të ishte një kontribut për njerëzimin  dhe një shembull i mirë.

Më vonë, i njejti aktivist-autor mund ta fitojë edhe çmimin Nobel për Paqë. Në atë rast, është e nevojshme të binden deputetët norvegjezë se vepra apo veprimtaria e kandidatit i jep një kontribut mbarë njerëzimit.(Jo vetëm Evropës!) E bëj këtë deduktin nga një negociatë që e bëra vitin e kaluar me një suedez gjatë aktiviteteve të mia profesionale. Kur e kuptoi se isha shqiptare,  më tha me të qeshur: “Deputetët norvegjezë janë të gjithë budallenj por nuk u duhet mohuar një gjë e mirë. Vetëm një, që e kanë bërë!: Rekomandimi i Nënë Terezës për Çmimin Nobel për Paqë! Dihet se çka ka bërë ajo për fëmijët e varfër të të gjitha feve…”

Në përfundim , e ftoj zotin Xhara  ta modifikojë titullin e shkrimit të tij të ardhshëm. Ja sugjerimi im: “Ismail Kadare – me Kanunin e Lekë Dukagjinit ç’pate?”

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …